Aktualitet

Rama: Kush abuzon i konfiskohet malli, nëse jetoni mirë hiqet nga mbrojtja

17 Mars 2022, 12:00 Nga DOSJA
Rama: Kush abuzon i konfiskohet malli, nëse jetoni mirë hiqet nga

TIRANË– Në Shqipëri do të ngrihet bordi i çmimeve që do të shmangë abuzimet në treg. Kështu deklaroi ditën e sotme kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve për masat që po ndërmarrim nëpërmjet Paketës së Rezistencës Sociale. Ky bord do të mblidhet nesër dhe në mënyrë periodike do të përcaktojë çmimet për produktet e shportës, si vaji, mielli, sheqeri, orizi, makaronat.

Kreu i qeverisë shtoi dhe theksoi nuk beson tek ndërhyrja në treg mirëpo në këto kushte që ndodhet Shqipëri, është e domosdoshme. Theksin Rama e vuri te fitimi. Ai deklaroi se furnizuesit duhet të harrojnë fitimin dhe të vendosin kapacitetet e tyre në përballimin e kësaj sfide që duhet të mpishtim së bashku. Rama paralajmëroi se nuk do të lejohen abuzimet dhe se kush nuk respekton çmimin e vendosur humbet mallin si dhe do u konfiskohet.

Rama deklaroi se kush jeton në kushte të mira dhe kush harxhon shumë energji eletrike do të hiqet nga mbrojtja që ka ofruar qeveria shqiptare në paketën e rezistencës sociale. Gjatë diskutimit me furnizuesit e ushqimeve, Rama nuk ka kursyes as batutat duke i thënë se duhet të vendosin një çmim bazë mbi produktet e shportës “për të larë mëkatet që me siguri kanë bërë gjatë karrierës”.

Ky është bordi i tretë i krijuar në vend, në kuadër të paketës së rezistencës sociale. Të ndara në 7 pika, kreu i qeverisë ka listuar të gjitha me të cilat sipas tij do t’u vijë në ndihmë të gjitha shtresave në nevojë, duke nisur nga heqja e taksave për naftën që do të blejnë fermerët, deri tek rritja e pagës minimale. Gjithashtu edhe shumë e 30 mijë lekësh të vjetra kompensim për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama: Nafta mund të rritet sërish, çdo gjë është e hapur si mundësi

Rritja e çmimeve/ Rama: Nesër mbledhja e parë e bordit, kam besim te ju

Rama-biznesmenëve: Bëhuni patriotë, lani mëkatet që keni bërë

‘Kush jeton në kushte të mira…’/ Rama: Kush harxhon shumë energji do hiqet nga mbrojtja

Bordi për çmimet e shportës! Rama: Kush i vendos të ndryshme do humbasë prodhimin

Rama paralajmëron furnizuesit e ushqimeve: Harroni fitimet, mos eksperimentoni

Kriza/ Rama: Duhet të ndajmë vijën e sjelljes në këtë moment dramatik

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike bord per cmimet edi rama paketa e rezistencës sociale bord per cmimet edi rama paketa e rezistencës sociale

Sondazh

Poll