Aktualitet

Bojkotohet mësimi në shkollën në Kombinat, prindërit: Është me turne, na shqetëson shumë

17 Mars 2022, 12:41 Nga DOSJA
Bojkotohet mësimi në shkollën në Kombinat, prindërit:

TIRANË– Në shkollën ‘Musine Kokalari’ në Kombinat nuk zhvillohet mësim, për shkak të dëmeve që godina ka marrë nga tërmeti i vitit 2019. Nxënësit janë dërguar në një shkollë tjetër për të ndjekur mësimin. Mirëpo sot ata e kanë bojkotuar mësimin. Shkak është bërë bojkoti i mësimit nga ana e nxënësve dhe prindërve të tyre të cilët ankohen për shkak se mësimi është me turne. Ata shprehen se ndërtesa e shkollës nuk është rindërtuar pas dëmeve të tërmetit të vitit 2019, ndaj u duhet që fëmijët të shkojnë në një shkollë tjetër. 

‘Janë 400 kalamaja këtu. E presim projektin, që të vihet në zbatim. Kërkojmë jetën e fëmijëve tanë, dhe të fillojnë dhe një herë punimet. Ne na shqetëson edhe fakti që mësimi është me turne. Sot edhe unë që vij këtu më duhet të ndërroj orare se nuk ka orare fiks. Na njoftuan se nga java e ardhshme do të jetë mësimi në orën 1. ‘- thonë prindërit. 

Aktualisht nxënësit po zhvillojnë mësimin në shkollën ‘Betim Muco’.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kombinat proteste te shkolla ne kombinat shkolla ne kombinat kombinat proteste te shkolla ne kombinat shkolla ne kombinat

Sondazh

Poll