Aktualitet

Paketa e qeverisë! Ahmetaj: Pse i krahasoni? Nëse ka përkeqësim, kemi gati të dytën

17 Mars 2022, 09:50 Nga DOSJA
Paketa e qeverisë! Ahmetaj: Pse i krahasoni? Nëse ka

TIRANË– Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi ditën e sotme në sallën e Kuvendit se nëse do të ketë përkeqësim, qeveria do të prezantojë paketë të dytë. Në sallën e Kuvendit, Ahmetaj shtoi se qeveria do të reagojë njësoj si me pandeminë, nëse gjërat përkeqësohen.

Në 2010 s’ka pasur taksë qarkullimi, meqë më tregon importin, pse vjen me dy standarte, po në 94 që theve Embargon, apo kalove lumin dhe erdhe i pastër, jo një qeveri vjen me paketë, a e dini se cmimi i grurit ka shkuar dyfish, prapë gënjyet, po more në buxhet e kemi parashikuar, mbështetja shkon 450 mln dollarë, sot që e kemi kaskadën super të menaxhuar mirë, ka shkuar edhe 500 e ca fatkeqësisht, po ca bëri qeveria, nuk e dimë se kur mbaroi. Dikush tha ai nuk e di se çfarë është paketa, populli dhe qytetarët kanë nevojë shumë e më shumë. pse i krahasoni paketat, po Kroacia a e mbron qytetarin, a e di sa i ka sigurimet, vendi me taksa më të ulëta jemi. Iu referove turp kryeministrit, pse turp.

Nëse gjërat përkeqësohen mund të bëjë paketën e dytë dhe të tretë siç bëri me pandeminë. Sepse ne kemi rekorde shumë të mira. Paketa e rezistencës sociale shkojnë në shpirt të qeverisë shqiptare. Ne kemi debatet tona a mund të bëjmë më shumë se nuk jemi ujë i ndenjur. Një maxhorancë e dikurshme që ka vrarë qytetarët, s’krahasohet me ne.’– tha Ahmetaj.

LAJMI KRYESOR: LIVE-KUVENDI/ Braçe dy interpelanca me Krifcën për bujqësinë, RENDI i ditës

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike arben ahmetaj seanca plenare 17 mars 2022 arben ahmetaj seanca plenare 17 mars 2022

Sondazh

Poll