Bota

Laborator heroine, arrestohen dy kushërinjtë e ministrit të njohur në Greqi

17 Mars 2022, 13:31 Nga DOSJA
Laborator heroine, arrestohen dy kushërinjtë e ministrit të

GREQI– Tre persona, mes të cilëve dy kushërinjtë e parë të një ish-ministri në Greqi, janë arrestuar nga Prokuroria e Atikës. Ata akuzohen se kishin ngritur një laborator të falsifikimit të heroinës në Melissia, që më pas e shisnin në sheshet e qytetit të Athinës, raporton Protothema.gr.

Policia sekuestroi 610 gramë heroinë, 300 lëndë të falsifikuara, 900 metadon, kanabis, një pistoletë. Dy personat, të cilët sipas informacioneve janë “lojtarë të vjetër” në fushën e drogës gjatë bastisjes së Policisë , kanë thënë se janë kushërinjtë e parë të ish-ministrit, madje njëri prej tyre ka të njëjtin mbiemër dhe të njëjtin emër ndërsa me automjet bashkëpunëtori i tij grek shpërndante dozat e heroinës.

Emri i politikanit nuk është bërë i ditur për shkaqe hetimore por thuhet se është shumë i njohur në Greqi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni arrestim ne greqi greqi arrestim ne greqi greqi

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2022, 12:50

Më vjen turp për vendin tim!

Nga Paul Ronzheimer, BILDNdërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kërkonte dëshpërimisht ndihmë nga anëtarët e Bundestagut gjerman përmes një videokonfe...