Bota

Rusia mohon akuzat e Shqipërisë për bombardimin e konsullatës së nderit në Ukrainë

17 Mars 2022, 11:39 Nga DOSJA
Rusia mohon akuzat e Shqipërisë për bombardimin e

RUSI- Rusia mohoi akuzat nga Ministria e Jashtme shqiptare se forcat ruse kanë dëmtuar ndërtesën e konsullatës së nderit të vendit në Kharkov.

Sipas një njoftimi nga agjensia ruse e lajmeve, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një konferencë shtypi të enjten mohoi akuzat dhe tha se që nga fillimi kanë deklaruar se Rusia nuk do të sulmojë infastrukturat civile dhe akuzoi Ukrainën që ushtria ukrainase përdor civilët si mburojë dhe provokon ushtrinë ruse.

“Ne i hedhim poshtë me vendosmëri akuza të tilla. Që nga fillimi i operacionit special në Ukrainë ne kemi deklaruar mjaft qartë se ushtria ruse nuk sulmon infrastrukturën civile. Ata vendosin pozicione luftarake dhe armë në zonat e banuara, nga ku bombardojnë lagjet urbane. Ata përdorin civilët si mburojë njerëzore dhe provokojnë qëllimisht viktima. Ushtria ukrainase pengon evakuimin e popullatës civile përmes korridoreve humanitare që Rusia ka krijuar. Janë këto veprime dhe taktika çnjerëzore që duhet të jenë fokusi i diskutimit. Ne kërkojmë vlerësime të paanshme dhe informacion të vërtetë për publikun e gjerë,” tha Zakharova.

LAJMI KRYESOR; Lufta në Ukrainë!Bomba në strehimore dhe teatro në Kiev, Biden akuzon Putin: Kriminel lufte

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi maria zakharova sulmet ruse ne ukraine lufta ukraine-rusi maria zakharova sulmet ruse ne ukraine

Sondazh

Poll