Bota

Më vjen turp për vendin tim!

17 Mars 2022, 12:50 Nga DOSJA
Më vjen turp për vendin tim!

Nga Paul Ronzheimer, BILD

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kërkonte dëshpërimisht ndihmë nga anëtarët e Bundestagut gjerman përmes një videokonference, sirenat buçisnin në këtu në Kiev sërish për një alarm ajror.

Në fjalimin e tij, Zelensky la hesapet me politikën gjermane të Putinit, vuri në dukje gabimet në Nord Stream 2, sanksionet shumë të lehta dhe ndihmën shumë më të gjerë nga SHBA-ja në krahasim me Gjermaninë.

Një popull po shkatërrohet në Evropë,” paralajmëroi Zelenskyy. “Na ndihmoni ta ndalojmë këtë luftë”.

Dhe çfarë bëri Bundestagu gjerman pas këtij fjalimi dramatik?

Thjesht vazhdoi me rendin e ditës! Çfarë mosrespektimi për një president në luftë, frika për jetën e tij në çdo moment, mbrojtja e qyteteve të rrethuara, luftimi i një ushtrie dërrmuese ruse.

Më vjen turp për vendin tim që pas një fjalimi kaq emocionues, pas kësaj thirrjeje të dëshpëruar për ndihmë nga një vend i tërë, po kalojmë seriozisht në axhendën gjermane dhe po diskutojmë për koronavirusin.

Është simbolike se si politikanët tanë kanë dëgjuar se çfarë po ndodh në Ukrainë për tetë vjet, por NUK kanë reaguar. Simbolizon pasivitetin, shikimin larg, duke mos bërë asgjë. Pas fjalimit të Presidentit të Ukrainës, deputetja e Bundestagut, Katrin Göring-Eckardt, lexoi me gjithë seriozitet urimet e ditëlindjes (!).

Urimet e ditëlindjes janë rend i ditës në parlamentin gjerman. Rendi i ditës në Ukrainë është vdekja!

Mbetet vetëm të shpresojmë që Zelenskyj e ka fikur videon e tij menjëherë pas fjalimit të tij dhe nuk është dashur ta shikojë më. Do të kishte konfirmuar supozimin e tij se Gjermania ende nuk e ka kuptuar dramën e luftës në Ukrainë, luftën e vendit për ekzistencë.

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota katrin göring-eckardt lufta ukraine-rusi olaf scholz volodymyr zelensky katrin göring-eckardt lufta ukraine-rusi olaf scholz volodymyr zelensky

Sondazh

Poll