Bota

Aktori Norman Reedus plagoset gjatë xhirimeve të serialit, “The Walking Dead”

17 Mars 2022, 12:36 Nga DOSJA
Aktori Norman Reedus plagoset gjatë xhirimeve të serialit, “The

SHBA- Aktori i njohur amerikan, Norman Reedus është plagosur gjatë xhirimeve të serialit, “The Walking Dead”.

Sipas People, lajmin tronditës e dha agjenti i tij, i cili u shpreh se 53-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do ti rikthehet punës.

“Norman pësoi një tronditje në shesh. Ai po shërohet dhe do të kthehet në punë së shpejti. Faleminderit të gjithëve për shqetësimin e tyre,” -tha agjenti i Reedus.

Një përfaqësues i AMC tha për PEOPLE se dëmtimi i Reedus do të shtyjë përfundimin e serisë për disa ditë.

Seriali mjaftë i shikueshëm u shfaq për herë të parë në rrjet në tetor 2010, aktualisht është duke filmuar sezonin e tij të 11-të dhe të fundit. Reedus, 53 vjeç, ka luajtur në shfaqje që nga sezoni i tij inaugurues si Daryl Dixon, duke u shfaqur në 175 episode deri më sot.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota norman reedus the walking dead norman reedus the walking dead

Sondazh

Poll