Bota

Bilanc tragjik, 107 fëmijë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në luftën në Ukrainë

17 Mars 2022, 13:21 Nga DOSJA
Bilanc tragjik, 107 fëmijë të vrarë dhe dhjetëra

UKRAINË– Forcat e armatosura të Rusisë vazhdojnë të lëshojnë sulme me raketa ndaj civilëve në Ukrainë, duke përfshirë fëmijë, duke shpërfillur në mënyrë cinike të drejtën ndërkombëtare humanitare, sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Deri në mëngjesin e 17 marsit 2022, 108 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 120 u plagosën. Viktimat më së shumti janë në Kiev, 52, Kharkiv, 34, Donetsk,25, Chernihiv,24, Mykolaiv,20, Zhytomyr, 15, Sumy, 14 dhe rajoni Kherson,10.

Nga bombardimet u dëmtuan më shumë se 411 institucione arsimore, 63 prej të cilave u shkatërruan plotësisht. Më së shumti u dëmtua në Donetsk,119, Kharkiv ,77, Mykolaiv, 30, Sumy, 28, Kiev, 35, rajonet Kherson, 21 dhe qyteti i Kievit,24. Më shumë se 11 institucione mjekësore, 3 qendra rehabilitimi, përfshirë për fëmijët me aftësi të kufizuara, janë qëlluar me armë zjarri.

Këto të dhëna nuk janë përfundimtare për shkak të pamundësisë për të inspektuar vendet ku zhvillohen sulme aktive dhe në territoret e pushtuara përkohësisht. Më 16 mars 2022, pushtuesit hodhën një bombë në Teatrin Rajonal të Dramës Donetsk në Mariupol, ku strehoheshin rreth një mijë civilë, kryesisht gra dhe fëmijë. Numri i saktë i viktimave nuk mund të përcaktohet, pasi granatimet vazhdojnë në Mariupol. Ka informacione për viktimat e para, mes të cilëve edhe fëmijë. Në rajonin e Zaporizhzhias, një makinë me civilë shpërtheu si pasojë e minimit nga ushtarakët e agresorit, duke vrarë një fëmijë 6-vjeçar.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë!Bomba në strehimore dhe teatro në Kiev, Biden akuzon Putin: Kriminel lufte

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota femijet e vrare gjate luftes lufta ukraine-rusi sulmet ruse ne ukraine femijet e vrare gjate luftes lufta ukraine-rusi sulmet ruse ne ukraine

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2022, 12:50

Më vjen turp për vendin tim!

Nga Paul Ronzheimer, BILDNdërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kërkonte dëshpërimisht ndihmë nga anëtarët e Bundestagut gjerman përmes një videokonfe...