Sport

Finalja e Conf.League në Tiranë, UEFA trajnon edhe policinë e shtetit; I përgjigjemi…

16 Mars 2022, 14:42 Nga DOSJA
Finalja e Conf.League në Tiranë, UEFA trajnon edhe policinë e

TIRANË– Në kuadër të organizimit të finales së madhe të UEFA Conference League, që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA kanë nisur të martën një trajnim të përbashkët me temën “Safe & Security”, që do të zgjasë tre ditë.

Në këtë trajnim do të marrin pjesë drejtues të nivelit të lartë të institucioneve të vendit, duke nisur nga zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit, Policisë së Shtetit, Shërbimit Zjarrfikës, Kompanitë e Sigurimit, Shërbimit të Urgjencave Mjekësore dhe Kryqit të Kuq.

I pranishëm ditën e djeshme në këtë aktivitet ishte vetë zv.Presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, i cili në fjalën e tij u shpreh se ky është një aktivitet i rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë dhe futbollin shqiptar, prandaj edhe masat e marra duhet t’i përgjgijen maksimalisht organizimit të kësaj finaleje. Ky nuk do të jetë trajnimi i vetëm sa i përket sigurisë tha Libohova, teksa në muajin shkurt u zhvillua një tjetër trajnim me trajnerët e shërbimit te sigurisë steëard dhe në muajin prill do të organizohet trajnimi i radhës me Policinë e Shtetit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conference league tirane uefa conference league tirane uefa

Sondazh

Poll