Bota

Aksident i rëndë në Zvicër, humb jetën 42-vjeçarja nga Kosova, nënë e tre fëmijëve

16 Mars 2022, 18:55 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Zvicër, humb jetën

ZVICËR-Një 42 vjeçare nga Kosova, nënë e tre fëmijëve ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur të dielën pranë Lenzburgut në Zvicër.

Sipas albinfo.ch, shkaktar i aksidentit ka qen një shtetas gjerman, drejtues i makinës Tesla, i cili papritur ka provuar të kthente makinën e tij mbi korsinë normale. Duke tentuar të kthejë makinën, ai është  përplasur me një makinë tip VW Polo që po vinte nga i njëjti drejtim.

Në makinë ndodhej një nënë 42 vjeçe, me vajzën e saj 19 dhe djalin e vogël, 6 vjeç, ku fatmirësisht të dy fëmijët i kanë mbijetuar aksidentit, por nëna e tyre ka ndërruar jetë, pak pasi është dërguar në spital.

Aksidenti ka tronditur rëndë fëmijët e viktimës ku djali i madh i saj, Eron Abduli, 23-vjeçar, tha në një intervistë se gjithçka është më pikëlluese pasi vëllai i tij i vogël, 6 vjeç, tani duhet të rritet pa nënën e tij.

Eroni nuk e di me saktësi se si ndodhi aksidenti ku në timon ishte motra e tij, por ai dyshon se nëna e tij donte ende të mbronte fëmijët e saj dhe në këtë përpjekje ka humbur jetën.

23-vjeçari supozon të ketë ndodhur kështu për faktin se motra dhe vëllai i tij i vogël kanë shpëtuar me gërvishtje dhe mavijosje të vogla.

“Ndoshta ky reagim është një lloj instinkti i nënës”, thotë ai.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aksidentohet kosovarja ne zvicer eron abduli aksidentohet kosovarja ne zvicer eron abduli

Sondazh

Poll