Bota

SHBA-ja njofton paketën e re prej 800 milion dollarë për Ukrainën

16 Mars 2022, 17:57 Nga DOSJA
SHBA-ja njofton paketën e re prej 800 milion dollarë për

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Ai thotë se Shtëpia e Bardhë po ofron “ndihmë të paprecedentë” me vlerë rreth 800 milionë dollarë, duke përfshirë furnizimin me dronë.

SHBA po ndihmon gjithashtu Ukrainën “të identifikojë dhe të marrë sisteme kundërajrore me rreze më të gjatë” dhe municionet e nevojshme.

Njoftimi i Biden vjen disa orë pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy bëri një fjalim historik në Kongresin e SHBA, gjatë të cilit ai përsëriti lutjen e tij për një zonë ndalim-fluturimi. Shtëpia e Bardhë shpejtoi ta përjashtonte kërkesën e tij edhe një herë, por tha se ndihma e mëtejshme do të ishte në rrugë e sipër.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden lufta ukraine-rusi shba ndihme per ukrainen joe biden lufta ukraine-rusi shba ndihme per ukrainen

Sondazh

Poll