Bota

Sulemt ruse plagosin 5 persona nga goditja ndaj autokolonës së evakuimit në Zaporizhzhia

16 Mars 2022, 17:36 Nga DOSJA
Sulemt ruse plagosin 5 persona nga goditja ndaj autokolonës së

UKRAINË– Një autokolonë evakuimi nga qyteti Enerhodar në mes të vendit u vu nën zjarr duke plagosur 5 persona teksa po udhëtonte drejt qytetit të Zaporizhzhia, thonë autoritetet ukrainase.

Një kolonë prej më shumë se 70 automjetesh u nis menjëherë pas orës 11 të mëngjesit me orën lokale, sipas kryetarit të Enerhodarit, Dmytro Orlov, por pesë orë më vonë, kolona u godit nga zjarri i artilerisë ndërsa kalonte pranë qytetit të Stepnohirsk, sipas administratës rajonale.

Artileria e forcave armike qëlloi mbi një kolonë civilësh pranë Stepnohirsk që lëvizte përgjatë autostradës drejt Zaporizhzhia. Nuk ka të vdekur. Aktualisht dihet se janë pesë të plagosur, duke përfshirë një fëmijë në gjendje të rëndë.“- informoi Oleksandr Starukh, kreu i administratës së rajonit Zaporizhzhia, në kanalin e tij Telegram.

Enerhodari u pushtua nga rusët më 4 mars. Ata kanë stacionin bërthamor aty pranë.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmytro orlov lufta ukraine-rusi oleksandr starukh dmytro orlov lufta ukraine-rusi oleksandr starukh

Sondazh

Poll