Bota

Aksident tragjik në SHBA, 9 të vdekur dhe 2 të plagosur, mes tyre 6 studentë dhe 1 pedagog

16 Mars 2022, 18:34 Nga DOSJA
Aksident tragjik në SHBA, 9 të vdekur dhe 2 të plagosur, mes tyre

SHBA– Nëntë persona humbën jetën në një përplasje të zjarrtë, kokë më kokë në Teksasin Perëndimor, duke përfshirë gjashtë studentë dhe një trajner nga një universitet i New Mexico që po ktheheshin në shtëpi nga një turne golfi, thanë autoritetet.

Një kamionçinë kaloi vijën qendrore të një rruge me dy korsi në kontenë Andrews, rreth 50 kilometra në lindje të linjës shtetërore të New Mexico të martën në mbrëmje dhe u përplas me një furgon që transportonte anëtarë të ekipit tv golfit të Universitetit të Jugperëndimit, njoftoi Steven Blanco i Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit.

Gjashtë studentë dhe një anëtar i fakultetit u vranë në përplasje së bashku me shoferin dhe një pasagjer në kamionçinë. Dy studentë u dërguan në gjendje kritike me helikopter në një spital në Lubbock, rreth 180 kilometra në verilindje.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të dërgojë një “ekip 12 anëtarësh” në vendin e përplasjes, duke përfshirë ekspertë të automjeteve dhe motorëve dhe rindërtimin e aksidenteve. Ekipi pritet të arrijë të mërkurën vonë pasdite ose herët në mbrëmje, tha ai.

Ne do të përpiqemi të zbulojmë jo vetëm se çfarë ndodhi, por pse ndodhi, në mënyrë që të mund të parandalojmë që gjëra të tilla të ndodhin në të ardhmen”,- tha zëdhënësi i agjencisë, Eric Weiss

Universiteti i Jugperëndimit është një kolegj privat, i krishterë i vendosur në Hobbs, New Mexico, afër kufirit të shtetit me Teksasin. Guvernatori i Nju Meksikos, Michelle Lujan Grisham tha në Facebook se është “thellësisht e pikëlluar” nga ngjarja tragjike. Ekipet po merrnin pjesë në një turne golfi në Kolegjin Midland, rreth 505 kilometra në perëndim të Dallasit.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aksident tragjik ne shba steven blanco aksident tragjik ne shba steven blanco

Sondazh

Poll