Bota

‘Zot mbaje dorën e Kainit’, papa Françesku lutet të ndalë lufta në Ukrainë

16 Mars 2022, 17:30 Nga DOSJA
‘Zot mbaje dorën e Kainit’, papa Françesku lutet të

VATIKAN– Papa Françesku recitoi një lutje për mëshirë të mërkurën, duke thirrur Zotin Jezus “të lindur nën bombat e Kievit”.

Na fal luftën, Zot. . “Zoti Jezus, i lindur nën bombat e Kievit, ki mëshirë për ne.” u lut papa para pelegrinëve të mbledhur në Vatikan për audiencën e tij të përgjithshme javore.

Zoti Jezus, i cili vdiq në krahët e nënës së tij në një bunker në Kharkiv, ki mëshirë për ne. Zoti Jezus, i dërguar në moshën njëzet vjeçare në front, ki mëshirë për ne.“-vazhdoi ai.

Papa tha se lutja u shkrua nga një peshkop italian, ndërsa u kërkoi besimtarëve që të bashkohen me të në lutjen për falje dhe paqe nga mesi i dhimbjes së luftës. Ndërsa nuk e përmendi me emër presidentin rus Vladimir Putin, Papa vazhdoi t’i lutej Zotit që t’i ”mbante dorën e Kainit”, duke iu referuar djalit biblik të Adamit dhe Evës, i cili vrau vëllanë e tij Abelin.

Na fal luftën, o Zot. Na fal luftën o Zot. Zot Jezu Krisht, Bir i Perëndisë, të lutemi! Mbaje dorën e Kainit!”-përfundoi Papa.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi papa françesku lufta ukraine-rusi papa françesku

Sondazh

Poll