Aktualitet

Do jepej vendimi/ Në Vetting mbërrin një denoncim për Bevis Shehajn, KPK-ja rihap hetimet

16 Mars 2022, 14:20 Nga DOSJA
Do jepej vendimi/ Në Vetting mbërrin një denoncim për Bevis

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte shpallur të mërkurën si ditë për dhënie të vendimit pas seancës dëgjimore ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Bevis Shehaj, por një denoncim i ri i mbërritur në KPK ka sjellë shtyrjen e seancës.

KPK njoftoi se pas denoncimit ishin rihapur hetimet për Shehajn. Në seancën dëgjimore të zhvilluar javën që shkoi në 10 mars, Gjyqtari Bevis Shehaj i Gjykatës Administrative të Vlorës u përball me pyetje mbi kriterin e profesionalizmit. Shehajt po ashtu iu bënë pyetje mbi balanca negative në vlera të mëdha për pasuritë e krijuara prej prindërve të subjektit, përpara se ky i fundit të emërohej si gjyqtar.

Shehaj kundërshtoi gjetjet në kriterin e profesionalizmit dhe këmbënguli se nuk mund të ngarkohej me përgjegjësi për pasurinë e prindërve. Në seancë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Bevis Shehaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar në Gjykatën Administrative të Vlorës.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Bevis Shehaj po kryhet nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar është Tonci Petkovic.

Marrë nga BIRN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bevis shehaj bevis shehaj

Sondazh

Poll