Bota

Vendimi i NATO-s/ Nuk do të ketë zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë

16 Mars 2022, 16:15 Nga DOSJA
Vendimi i NATO-s/ Nuk do të ketë zonë ndalim-fluturimi mbi

BRUKSEL- Vendet e NATO-s janë të bashkuar në mbështetjen e qëndrimit të aleancës se nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për një të tillë. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur kreu i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Nuk do të ketë dislokim të kapaciteteve ajrore apo tokësore në Ukrainë dhe ky është qëndrimi i bashkuar i aleatëve tanë”, tha të mërkurën shefi i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi në Bruksel.

Ministrat diskutuan këtë çështje në një takim të ministrave të jashtëm të martën, tha Stotlenberg, duke shtuar se aleanca është e vendosur të mos përshkallëzojë luftën me Rusinë.

“Ne shohim shkatërrim, shohim vuajtje njerëzore në Ukrainë, por kjo mund të bëhet edhe më keq nëse NATO ndërmerr veprime që në fakt e kthejnë këtë në luftë të plotë midis NATO-s dhe Rusisë”, tha ai.

Presidenti i SHBA Joe Biden do të udhëtojë në Evropë javën e ardhshme për të marrë pjesë në një samit të NATO-s më 24 mars dhe gjithashtu do t’i bashkohet një takimi të Këshillit Evropian.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jens stoltenberg lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky jens stoltenberg lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll