Bota

Tentativë për negociata dhe shpëtuar pasurinë, Abramoviç takohet me ish-kancelarin gjerman

16 Mars 2022, 15:01 Nga DOSJA
Tentativë për negociata dhe shpëtuar pasurinë,

RUSI– Manjati rus, Roman Abramovich besohet se është në Moskë dhe është takuar me ish-kancelarin gjerman duke u përpjekur të ndërmjetësojë paqen me Putinin pasi bota e tij u përmbys nga sanksionet, duke e detyruar atë të devijojë superjahtet dhe avionët e tij privatë prej 1.3 miliardë funtesh në vendet ku nuk do të sekuestrohen.

Sipas Dailymail, pronari i Chelseat, 55 vjeç, i parë për herë të fundit i thinjur, i lodhur dhe i dobët në sallën e VIP- ave të aeroportit të Tel Avivit, thuhet se po përpiqet të gjejë një mënyrë për të ndaluar luftën me Ukrainën, që do të thotë se ai po përballet gjithnjë e më shumë me humbje të parave dhe aseteve të tij.

Sot doli se Abramovich u takua me Gerhard Schröder në Moskë në një nga hotelet luksoze të kryeqytetit ku po qëndron ish-kryeministri gjerman, sipas burimeve të shumta. Ai hyri dhe u largua nga një derë anësore për të mos u dalluar, sipas Bild.

Takimi besohet të ketë qenë në të njëjtën suitë ku gruaja e Schroder, Soyeon Schröder-Kim, postoi një foto të saj duke u lutur për paqe me Kremlinin në sfond në Instagram.

Bisedimet zgjatën ‘disa orë’, më vonë atë mbrëmje Schröder thuhet se është takuar me Putinin në Kremlin. Nuk dihen detaje të mëtejshme për atë që ndodhi në ato takime, por Reuters tha se një burim i brendshëm u tha atyre se oligarku donte të gjente një mënyrë për të ndaluar konfliktin.

Vendimi i Shroderit për t’u vendosur në Moskë ka ngritur ‘vetullat’, veçanërisht kancelarit aktual Olaf Scholz.  Ndërsa nuk dihet nëse bisedimet e tij me Putinin kanë dhënë ndonjë fryt, ka pasur zëra se ai ka vepruar si ndërmjetës midis Presidentit Zelensky dhe Presidentit rus.

Mbretëria e Bashkuar e sanksionoi atë javën e kaluar sepse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dyshonte se Evraz, gjiganti i çelikut që ai kontrollon, supozohet se kishte furnizuar çelik për të prodhuar tanket ruse të Putinit. Ai akuzohet gjithashtu për destabilizimin e Ukrainës me BE-në që e sanksionoi dje pas vitesh që ishte “burri i parave” i supozuar i Putinit. Ai i mohon këto pretendime.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gerhard schröder lufta ukraine-rusi roman abramovich gerhard schröder lufta ukraine-rusi roman abramovich

Sondazh

Poll