Bota

U vra nga forcat ruse, gazetari kujton mikun e tij: Njeri bujar dhe fantastik

16 Mars 2022, 15:11 Nga DOSJA
U vra nga forcat ruse, gazetari kujton mikun e tij: Njeri bujar dhe fantastik

UKRAINË– Korrespondenti i Los Angeles Times, Marcus Yam, ka kujtuar mikun e tij, kameramanit të Fox News, Pierre Zakrzewski i cili u vra ditën e djeshme nga një sulm i forcave ruse në Ukrainë.

Në një postim në Twitter, Yam shkruan se Zakrzewski ishte njjë njeri fantastik dhe bujar qjë rrezatonte energji pozitive.

Kjo është mënyra se si dua të kujtoj Pierre Zakrzewski. Buzëqeshje të mëdha. Qenie njerëzore fantastike. I sjellshëm, bujar dhe rrezaton një energji optimiste që mund të bëj. Nga Kabuli në Kiev, ai kurrë nuk pushoi së kërkuari për të ndihmuar. Ai u gjet i vdekur së bashku me gazetaren ukrainase, Oleksandra Kuvshynova. RIP Miss you.”

This is how I want to remember Pierre Zakrzewski.

Big smiles. Fantastic human being. Kind, generous & radiates an upbeat can-do energy. From Kabul to Kyiv, he never stopped wanting to help.

He was found dead alongside Ukrainian journalist, Oleksandra Kuvshynova. RIP

Miss you. pic.twitter.com/jaKg39zmtc

— Marcus Yam 文火 (@yamphoto) March 15, 2022

Zakrzewski është gazetari i dytë që vritet në Ukrainë këtë javë. Regjisori i filmave, Bren Renaud u vra në një periferi jashtë Kievit. Ai kishte punuar në një projekt për Time Studios.

Zakrzewski ishte një qytetar dhe gazetar irlandez. Ai u vra ndërsa ishte në detyrë duke mbuluar pushtimin rus të Ukrainës. Duke mbajtur zi për vdekjen e Zakrzewskit, Ministri i Punëve të Jashtme Simon Coveney tha se rasja e të gjithë qytetarëve përmes kësaj lufte të pamatur është për të ardhur keq dhe se e  dënon me forcë shënjestrimin e gazetarëve që kanë punuar me guxim për të hedhur dritë mbi gjendjen e rëndë të Ukrainës që nga ajo kohë.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi marcus yam pierre zakrzewski lufta ukraine-rusi marcus yam pierre zakrzewski

Sondazh

Poll