Bota

‘Lumë kritikash’ ndaj Kamala Harris, nuk mban dot të qeshurën kur pyetet për refugjatët

16 Mars 2022, 15:45 Nga DOSJA
‘Lumë kritikash’ ndaj Kamala Harris, nuk mban dot të

SHBA- Kritika të shumta kanë vërshuar pas një të qeshure të fortë dhe të papërmbajtshme të zëvendëspresidentes së SHBA-së Kamala Harris, në vizitën e saj në Poloni kur u pyet për refugjatët ukrainas.

Gjatë konferencës për shtyp me presidentin polak Andrzej Duda, më 10 mars, një gazetar pyeti se a janë shtetet e bashkuara të gatshme të bëjnë një ndarje specifike për refugjatët ukrainas, ku Harris ka parë presidentit polak dhe është përgjigjur duke qeshur.

Një mik në nevojë është me të vërtetë një mik“- u përgjigj Harris, teksa shihte presidnetin polak dhe nuk mbante dot të qeshurën.

Media ndërkombëtare, ndër të tjera Sky News, Fox News, The Telegraph, Daily Mail, etj, e kritikuan ashpvr këtë veprim dhe e quajtën si një gjest të turpshëm duke pyetur “Çfarë ishte kaq qesharake?”.

Zëvendëspresidentja amerikane nuk është e panjohur për incidente të tilla, në gusht të 2021, në Singapor për një udhëtim diplomatik, Harris shpërtheu duke qeshur kur një gazetar i bëri asaj një pyetje në lidhje me krizën në Afganistan.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andrzej duda kamala harris lufta ukraine-rusi refugjatet ukrainase andrzej duda kamala harris lufta ukraine-rusi refugjatet ukrainase

Sondazh

Poll