Bota

Switchblade, droni kamikaz, i cili mund të jetë arma e re e dërguar nga SHBA-të në Ukrainë

16 Mars 2022, 15:29 Nga DOSJA
Switchblade, droni kamikaz, i cili mund të jetë arma e re e

UKRAINË- ‘Droni kamikaz’ mund të jetë arma e re e dërguar nga SHBA-ja për të ndihmuar ukrainasit, në fakt sipas disa zërave ato mund të kenë mbërritur tashmë.

Sipas mediave italiane, Switchblade peshon rreth 3 kilogramë, i transportueshëm në një çantë shpine dhe përbëhet nga një tub lëshimi nga i cili del droni shpërthyes. “Plumbi” i vogël mund të qëndrojë në ajër për 40 minuta, drejtohet deri në goditjen në objektiv, me një distancë prej 11 kilometrash.

Ka një kosto relativisht të ulët, rreth 6,000 dollarë në krahasim me sistemet e tjera. Ai është i përshtatshëm edhe për përdorim nga njësitë e vogla, ato që këto ditë po ngadalësojnë me sukses përparimin e forcave ruse me prita, sulme goditëse, aksione prapa linjave.

Një ushtar është në gjendje të presë për lëvizjet e armikut, vendoset në një pozicion të mbrojtur larg zjarrit dhe më pas “shkarkon” dronin. Mini-avioni transmeton imazhe të zonës, më pas aktivizohet për të goditur një top, automjet të lehtë, mitraloz ose fole antitank.

Arma u zhvillua në bazë të një kërkese specifike të njësisë speciale, e cila dëshironte të kishte një aparat të aftë për t’u përballur me pritat e formacioneve guerile, si talibanët apo pasuesit e Kalifit. Ishte rrjeti NBC ai që zbuloi furnizimin e mundshëm teksa Shtëpia e Bardhë ka vendosur të ndajë ndihmë për 800 milion dollarë të tjera në favor të Kievit.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi shba dergon arme ne ukraine lufta ukraine-rusi shba dergon arme ne ukraine

Sondazh

Poll