Bota

Lufta në Ukrainë, Lavrov: Takimi Putin-Zelensky vetëm nëse arrihet neutraliteti i Ukrainës

16 Mars 2022, 14:06 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Lavrov: Takimi Putin-Zelensky vetëm nëse

RUSI- Rusia ka thënë se disa pjesë të një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Ukrainën janë afër arritjes pasi Kievi la të kuptohet për një rrugë të mundshme për një kompromis, duke rritur shpresat për një fund të luftës trejavore.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se kishte “njëfarë shprese për kompromis”, me status neutral për Ukrainën, një kërkesë e madhe ruse, tani në tryezë ndërsa Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se bisedimet po bëheshin “më realiste”.

“ Statusi neutral tani po diskutohet seriozisht së bashku, natyrisht, me garancitë e sigurisë. Tani po diskutohet pikërisht kjo gjë në negociata, ka formulime absolutisht specifike që për mendimin tim janë afër marrëveshjes”,- tha Lavrov.

Ai tha se Presidenti Vladimir Putin kishte folur për neutralitetin, së bashku me garancitë e sigurisë për Ukrainën pa zgjerimin e NATO-s, si një variant i mundshëm në shkurt. Lavrov paralajmëroi se negociatat nuk ishin të lehta, por se kishte “disa shpresë për të arritur një kompromis”.

Kremlini tha gjithashtu të mërkurën se një Ukrainë e çmilitarizuar me ushtrinë e saj përgjatë vijave të Austrisë apo Suedisë po shihej si një kompromis i mundshëm. Lavrov tha se çështjet kryesore përfshijnë sigurinë e njerëzve në Ukrainën lindore, çmilitarizimin e Ukrainës dhe të drejtat e njerëzve që flasin rusisht në Ukrainë.

Ky është një variant që po diskutohet aktualisht dhe që mund të shihet me të vërtetë si një kompromis”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ndërkohë, bisedimet do të rifillonin të mërkurën me lidhje video për atë që do të ishte një ditë e tretë radhazi, hera e parë që ato kanë zgjatur më shumë se një ditë, gjë që të dyja palët kanë sugjeruar se do të thotë se kanë hyrë në një fazë më serioze.

Lavrov mirëpriti komentin e Zelenskyy të mërkurën në kanalin rus RBK TV, duke thënë se “fryma e biznesit” që filloi të shfaqet në bisedime “të jep shpresë se ne mund të biem dakord për këtë çështje”.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi sergei lavrov bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi sergei lavrov

Sondazh

Poll