Bota

Pas fjalimit të Zelenskyt reagon Putin: Perëndimi dëshiron të eliminojë Rusinë

16 Mars 2022, 14:15 Nga DOSJA
Pas fjalimit të Zelenskyt reagon Putin: Perëndimi dëshiron

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy iu drejtua Kongresit Amerikan.

Putin nuk e ka përmendur fjalimin e Zelenskyyt ku ai përsëriti thirrjet e tij për SHBA-në për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi, por ka goditur Perëndimin për qëllime gjeopolitike që nuk përfshijnë një Rusi të fortë të pavarur.

Ai shtoi se Perëndimi po përpiqet të anulojë Rusinë. Putin tha gjithashtu se përpjekja e Perëndimit për të pasur dominim global po i vjen fundi. Më herët gjatë fjalimit, Putin tha se Rusia nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën.

Ai shtoi se Rusia nuk kishte asnjë alternativë tjetër veçse të kryente atë që ai e quajti një operacion ushtarak special. Putin vazhdoi të pretendonte se ai nuk kishte “asnjë alternativë tjetër për sigurinë e Rusisë” përveçse të kryente atë që ai e quajti “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Ai shtoi se Ukraina kishte planifikuar një agresion kundër Rusisë që do të mbështetej nga fuqitë perëndimore. Ai tha gjithashtu se fuqitë perëndimore duan të krijojnë një “anti-Rusi” dhe nuk kujdesen për popullin ukrainas. Putin shtoi se Perëndimi po e shtyn Ukrainën të “vazhdojë gjakderdhjen” duke e furnizuar atë me armë.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi presidenti putin lufta ukraine-rusi presidenti putin

Sondazh

Poll