Sport

‘Ikona’ Bubka, apel për të ndihmuar atletët ukrainas. Do të vinë në Shqipëri për stërvitje!

16 Mars 2022, 12:40 Nga DOSJA
‘Ikona’ Bubka, apel për të ndihmuar atletët ukrainas.

TIRANE Ditë pas dite ukrainasit po përpiqen t’i shpëtojnë luftës edhe pse është mjaft e vështirë që të gjenden rrugë të sigurta për t’u larguar. Mes tyre edhe sportistët nuk bëjnë përjashtim.

Ikona e atletikës ukrainase, Sergei Bubka, njëkohësisht president i Komitetit Olimpik të vendit të tij, duke falenderuar presidentin e Federatës së Atletikës Shqiptare, Gjergj Ruli, i ka kërkuar edhe strehimin dhe krijimin e mundësisë së stërvitjes për dy atlete së bashku me trajneret e tyre.

Sergei Bubka shkruan: “Do të jem shumë mirënjohës, nëse mund të më ndihmoni në organizimin e kushteve stërvitore në vendin tuaj për dy atletet ukrainase dhe trajneret e tyre. Alina Shukh me trajneren e saj Maya Shukh dhe Valeriya Mukhobrod me trajneren e saj Anastasia Olkhovnikova, që tani janë në një gjendje shumë të vështirë. Ato nuk kanë mundësi të bëjnë një jetë normale këtu në Ukrainë, duke përfshirë edhe trajnimin dhe do të ishte shumë mirë nëse do të mund t’i ndihmonit”.

Presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli, është shprehur i gatshëm për t’i krijuar të gjitha kushtet sportisteve ukrainase.

Ndërkohë edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Shqipërisë, Fidel Ylli, ka komunikuar me Sergei Bubkën duke i shprehur solidaritetin e tij për situatën dhe gatishmërinë për çdo nevojë të mëtejshme, raporton “Top Channel”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport britania terheq stafin nga ukraina lufta ukraine-rus u solidarizuan menjëherë me popullin ukrainas britania terheq stafin nga ukraina lufta ukraine-rus u solidarizuan menjëherë me popullin ukrainas

Sondazh

Poll