Sport

Portieri i ardhshëm i Interit merr në qafë Ajax, drejtuesit shqetësohen nga forma e tij

16 Mars 2022, 13:36 Nga DOSJA
Portieri i ardhshëm i Interit merr në qafë Ajax, drejtuesit

HOLANDË– Edhe pse ende mungon njoftimi zyrtar, Inter ka zgjedhur Andre Onanën si trashëgimtarin e Samir Handanovic. Një zgjedhje që shqetëson jo pak tifozët zikaltër pasi portieri 25-vjeçar kamerunas, i rikthyer në nëntor pas një pezullimi të gjatë për doping, po kalon një moment të komplikuar.

Edhe pse nuk ka asnjë përgjegjësi të veçantë për golat e pësuar, portieri afrikan ka qenë titullar në tre ndeshjet e fundit të kampionatit, duke pësuar 6 gola në tri ndeshje. Shifra tepër negative po të kesh parasysh se Ajax në 23 ndeshjet e mëparshme në kampionat kishte pësuar vetëm 5 gola. Në pjesën e dytë, në takimin ndaj Benficas portieri kamerunas doli bosh me sulmuesin e Nunez që i dha kualifikimin portugezëve.

 

Në sfond, çështja e rinovimit mbetet e hapur për Samir Handanovic, i cili për momentin është shtyrë. Shumë do të varet nga qëllimet e sllovenit, i cili nuk ka gjasa të pranojë të jetë zv.portier. Në të njëjtën kohë, Inter dëshiron të shmang një dualizëm të ngjashëm me atë të PSG midis Donnarumma-s dhe Navas, i cili ka sjellë më shumë probleme sesa përfitime.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ajax onana ajax onana

Sondazh

Poll