Aktualitet

I zhdukur prej dy ditësh, familjarët japin alarmin për të riun: Na ndihmoni ta gjejmë!

15 Mars 2022, 22:23 Nga DOSJA
I zhdukur prej dy ditësh, familjarët japin alarmin për të

KUÇOVË- Një denoncim ka mbërritur sot në Komisariatin e Policisë Kuçovë për largimin nga banesa të një 23-vjeçari nga fshati Sqepur, i cili kërkohet nga familjarët e tij. Familjarët e 23-vjeçarit Llazar Palla, i larguar nga banesa pa lënë asnjë gjurmë 2 ditë më parë, kanë konfirmuar se ai është shurdh-memec dhe trajtohet me “kemp”.

Familjarët e Pallës kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij, ndërsa dyshojnë se mund të ketë rënë në rezervuarin e fshatit dhe është mbytur.

“Në Komisariatin e Policisë Kuçovë ka bërë kallëzim shtetasi F.P., se është larguar nga banesa vëllai i tij shtetasi Ll.P., 34 vjeç, banues në fahatin Sqepur, Dimal. Po punohet për gjetjen e tij.”-njofton Policia. Ndërkohë që familjarët kërkojnë që polumbarët të futen në rezervuar dhe të kërkojnë për trupin e tij, megjithatë kanë shpërndarë edhe foto me shpresën se është gjallë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kucove llazar palla kucove llazar palla

Sondazh

Poll