Politike

I bën llogaritë komentuesit!Rama:Më tha kam rrogën 200 mijë lekë, të tjerat ia jep vjehrra?

15 Mars 2022, 12:18 Nga DOSJA
I bën llogaritë komentuesit!Rama:Më tha kam rrogën 200

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur në takimin e sotëm me biznesin e vogël komentet në rrjetet sociale. Ai veçoi një prej tyre, i cili iu ishte ankuar se nuk i del rroga 200 mijë lekë në muaj, mirëpo ky i fundit kishte shtuar se i duhet të harxhojë dhe më shumë në muaj. Rama shtoi se i vjen habi dhe çudi se si ai mbulon gjitha shpenzimet që mund të kalojnë shifrën e 600 mijë lekëve. Me batutë Rama tha se mos ia jep vjehrra e cila mund t’i ketë trashëguar paratë nga burri që i vdiq.


‘Këtu është dhe cudi e madhe se nuk e kam telefonin ishte njëri që thoshte cfarë është ky vend, unë me rrogë 200 mijë lekë, i shkon për qeranë. I dilte atij që kishte dhe një 450 mijë leksh dhe një 300 mijë për ushqime dhe s’me ngelet më, i thashë se rrogë 200 mijë lekë ska, po këto si i gjen cdo muaj, të do shumë vjehrra dhe të jep nga lekët që i ka trashëguar nga burri që i vdiq. më thonë mua nuk i kupton këto punë, rregullohemi sa këtu sa atje, ishin protestues të gjithë, me sa pashë.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Protestat! Rama: Më bukur as Kremlini s’i bën, do krijojmë Komiteti Teknik për çmimet bazë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama me biznesin e vogel edi rama rama me biznesin e vogel

Sondazh

Poll