Aktualitet

Investigimi/E kanë blerë njësoj para dhe pas luftës vajin, sot shitet me 1500 lekë më shumë

15 Mars 2022, 21:03 Nga DOSJA
Investigimi/E kanë blerë njësoj para dhe pas luftës vajin,

TIRANË- Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore është ndjerë më shumë në disa artikuj bazë, një prej te cilave edhe vaji i misrit dhe ai i lulediellit. Konkretisht vaji “Floriol” ka pësuar rritje të ndjeshme të tregtimit me pakicë nga 250 lekë që shitej në muajin janar në 370 lekë, madje në disa markete edhe në 400 lekë litri.

Rritja e çmimit justfikohet me veshtirësinë e sigurimit të tregjeve për shkak të luftës në Ukrainë, pasi dihet se ky vend është një nga prodhuesit kryesore te lulediellit, lende baze per prodhimin e vajit.

Po në letra gjithcka flet ndryshe. Fax News ka siguruar dy fatura blerje me shumicë të vajit “floriol”, njera qe i përket 19 janarit dhe tjetra 9 marsit te ketij viti. Pa dashur te identifikojme subjektin importues ajo qe te bie në sy është çmimi thuajse i njëjtë i blerjes me shumicë të një kg vaji si para luftës ashtu dhe pas luftes në Ukrainë.

Fatura e janarit. Kjo faturë i përket një subjekti qe importoi vaj ne 19 janar me cmim per liter 1.45 euro. Aso kohe në blerësin fundor vaji shitej 250 lekë, duke shtuar këtu kostot e transportit, TVSH dhe shpenzimet e tjera.

Fatura 2 i përket një subjekti importues që në 9 mars një litër vaj “floriol” e bleu me shumicë 1.47 euro, pra me nje çmim vetëm 0.02 cent më shtrenjtë. Por në raftet e supermarketeve rritja me cent është perkthyer në rritje prej afro 150 lekë. Pra në dy periudha të ndryshme vaji I gatimit “floriol” I importuar edhe pse eshte siguruar me te njejtin çmim, këtu për konsumatorët shqiptarë shitet afërsisht dyfish me i shtrenjtë.

Marrë nga FaxWeb

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet çmimi i vajit çmimi i vajit

Sondazh

Poll