Bota

Johnson: Putin është si një tregtar droge, i ka ‘mbërthyer’ vendet perëndimore me gazin rus

15 Mars 2022, 18:23 Nga DOSJA
Johnson: Putin është si një tregtar droge, i ka

BRITANI– Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se Vladimir Putin është si një tregtar droge që i ka mbërthyer vendet perëndimore me naftën dhe gazin rus.

Vladimir Putin gjatë viteve të fundit ka qenë si një shtytës, duke ushqyer një varësi në vendet perëndimore ndaj hidrokarbureve të tij. Ne duhet të largohemi nga kjo varësi”.- tha kryeministri të martën.

Ai tha se pushtimi rus i Ukrainës ka “ndihmuar për të shkaktuar një rritje” në çmimin e naftës.

Është jetike nëse do t’i rezistojmë ngacmimeve të Putinit, ne do të shmangim shantazhimin e Putinit në atë mënyrë që fatkeqësisht kanë qenë kaq shumë vende perëndimore. Ne duhet të largohemi nga hidrokarburet ruse.”-shtoi ai.

Johnson shtoi se Mbretëria e Bashkuar dhe pjesa tjetër e Perëndimit duhet të bisedojnë me prodhues të tjerë në mbarë botën se si mund të largohemi nga kjo varësi.

Kryeministri britanik po udhëton drejt Arabisë Saudite në mbrëmje ku thuhet se shpreson se mund të bindë mbretërinë të rrisë prodhimin e saj të naftës dhe gazit për të lejuar Perëndimin të heqë dorë nga furnizimet ruse.

Lajmi kryesor/ Lufta! Shpërthime në Kiev, rinisin bisedimet dypalëshe, Zelensky BE-së: Rusia po vjen te ju

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson lufta ukraine-rusi boris johnson lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2022, 17:20

Rusia largohet nga Këshilli i Europës

MOSKË– Rusia u largua nga Këshilli i Evropës! Pyotr Tolstoy, kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit, tha në kanalin e tij Tel...