Bota

Kryebashkiaku i Kievit fton Papën që të vizitojë kryeqytetin ukrainas

15 Mars 2022, 18:18 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Kievit fton Papën që të vizitojë kryeqytetin

UKRAINË– Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i ka shkruar një letër Papa Françeskut duke i kërkuar që të vizitojë qytetin, sipas zëdhënësit të Vatikanit, Matteo Bruni.

Klitschko i shkroi Françeskut më 8 mars, duke i thënë se prania e Papës në Kiev është çelësi për shpëtimin e jetëve dhe hapjen e rrugës drejt paqes në qytetin tonë, vendin dhe më gjerë.

Klitschko sugjeroi gjithashtu një video-konferencë të përbashkët me Presidentin Zelensky nëse Papa nuk do të ishte në gjendje ta bënte personalisht vizitën.

Zëdhënësi i Vatikanit pranoi marrjen e letrës, por nuk tha nëse Papa do të vizitonte Kievin apo do të merrte pjesë në një video-konferencë.

Zëdhënësi tha se Françesku ishte afër vuajtjeve të qytetit dhe njerëzve të tij, me ata që duhej të iknin dhe me ata që punonin në administratën e qytetit.

Papa ka bërë gjithashtu apel për përfundimin e luftës dhe ka ofruar ndihmën e Vatikanit në ndërmjetësim.

Lajmi kryesor/ Lufta! Shpërthime në Kiev, rinisin bisedimet dypalëshe, Zelensky BE-së: Rusia po vjen te ju

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi matteo bruni papa francescku vitali klitschko lufta ukraine-rusi matteo bruni papa francescku vitali klitschko

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2022, 17:20

Rusia largohet nga Këshilli i Europës

MOSKË– Rusia u largua nga Këshilli i Evropës! Pyotr Tolstoy, kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit, tha në kanalin e tij Tel...