Bota

Bilanci tragjik për median, 5 korespondentë humbin jetën gjatë raportimeve në Ukrainë

15 Mars 2022, 17:12 Nga DOSJA
Bilanci tragjik për median, 5 korespondentë humbin jetën

UKRAINË- Në ditën e 20 të luftës në Ukrainë numri i viktimave vijon të rritet ku pjesa më e madhe janë civilë në mes tyre edhe punonjës të shtypit të cilët ndodhen në vend për të raportuar në kohë reale.

Ditën e sotme u konfirmua lajmi se një kameraman i Fox News ishte vrarë gjatë një raportimi në Ukrainë ditën e djeshme. Lajmi u konfirmua nga shefja ekzekutive e Fox News, Suzane Scott me anë të një mesazhi drejtuar të gjithë stafit të televizionit.

Me trishtim të madh dhe me zemër të rëndë ne ndajmë lajmin këtë mëngjes në lidhje me kameramanin tonë të dashur Pierre Zakrzewski. Pierre u vra në Horenka, jashtë Kievit, Ukrainë.”- u shkroi Scott.

Lajmi për vdekjen e Zakrzewskit vjen disa ditë pasi gazetari i çmimit Pulitzer, Brent Renaud, u vra në qytetin ukrainas të Irpin. Renaud është gazetari i parë i huaj i vrarë në luftën në Ukrainë.

Një operator ukrainas i kamerës, Yevhenii Sakun, thuhet se u vra kur kulla televizive e Kievit u granatua në fillim të këtij muaji.

Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, tha se një gazetare ukrainase, Oleksandra Kuvshynova, gjithashtu u vra në incident. Një gazetar tjetër, Juan Arredondo, u plagos gjithashtu në Ukrainë të dielën.

Grupet e lirisë së shtypit kanë denoncuar dhunën me të cilën po përballen gazetarët gjatë mbulimit të luftës. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, pas vdekjes së Renaud, u bëri thirrje forcave ruse që të “ndalojnë të gjitha dhunën kundër gazetarëve dhe civilëve të tjerë menjëherë”.

LAJMI KRYESOR: Lufta! Shpërthime në Kiev, shpresë për paqe në bisedimet, rikthehet energjia në Çernobil

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota brent renaud gazetaret e vrare lufta ukraine-rusi suzane scott brent renaud gazetaret e vrare lufta ukraine-rusi suzane scott

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2022, 17:20

Rusia largohet nga Këshilli i Europës

MOSKË– Rusia u largua nga Këshilli i Evropës! Pyotr Tolstoy, kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit, tha në kanalin e tij Tel...