Bota

Tre liderë të BE-së do të takohen së shpejti me Zelenskyy-n

15 Mars 2022, 18:13 Nga DOSJA
Tre liderë të BE-së do të takohen së shpejti me

KIEV- Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë janë planifikuar të takohen me presidentin e Ukrainës Vlodomyr Zelenskyy në Kiev ditwn e sotme. Të tre liderët synojnë të paraqesin një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën pas një udhëtimi simbolik që synon të tregojë solidaritetin evropian me popullin ukrainas. Tre kryeministrat thuhet se kaluan kufirin me Ukrainën këtë mëngjes përpara se të udhëtonin në kryeqytet me tren.

Vizita vjen ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj në Kiev – ku së shpejti do të hyjë në fuqi një shtetrrethimi që zgjat deri të enjten. Nuk dihet se si do të ndikojë shtetrrethimi në vizitën e liderëve.

LAJMI KRYESOR: Lufta! Shpërthime në Kiev, rinisin bisedimet dypalëshe, Zelensky BE-së: Rusia po vjen te ju

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2022, 17:20

Rusia largohet nga Këshilli i Europës

MOSKË– Rusia u largua nga Këshilli i Evropës! Pyotr Tolstoy, kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit, tha në kanalin e tij Tel...