Bota

Nënkryetari i Bashkisë Mariupol: Rusët kanë marrë peng stafin e spitalit dhe pacientët

15 Mars 2022, 17:13 Nga DOSJA
Nënkryetari i Bashkisë Mariupol: Rusët kanë marrë peng

UKRAINË- Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, ka folur për lajmin se trupat ruse kanë marrë peng stafin dhe pacientët e spitalit të Mariupolit. Sipas BBC, Sergei Orlov tha se të sëmurët po përdoren si pengje, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë informacion lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. 

“Ne morëm informacione se ushtria ruse kapi spitalin tonë më të madh… dhe ata po përdorin pacientët dhe mjekët tanë si pengje. Ne mund ta konfirmojmë këtë informacion dhe gjithashtu guvernatori i rajonit të Donetskut e ka konfirmuar. Ne morëm informacionin se atje janë 400 persona,”-shtoi ai. 

LAJMI KRYESOR: Lufta! Shpërthime në Kiev, rinisin bisedimet dypalëshe, Zelensky BE-së: Rusia po vjen te ju

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota sergei orlov sergei orlov

Sondazh

Poll