LIVE UPDATES
Politike

‘Si në 1913’/ Voltana Ademi kërkon që Shkodra të qeveriset nga Komision Europian: Vetëm ashtu e lëshoj bashkin

8 Korrik 2019, 09:57 Nga DOSJA
‘Si në 1913’/ Voltana Ademi kërkon që Shkodra të

TIRANË– Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi me anë të një letre që iu ka dërguar ambasadorëve kryesorë të vendeve të BE dhe SHBA, hedh një tjetër opsion në tavolinë. Ademi, propozon që bashkia e Shkodrës të qeveriset nga një Komision Administrativ Europian.

Kryetarja e Bashkisë, thotë se kjo është e vetmja mënyrë për të dorëzuar institucionin që drejton. Ademi më tej del kundër lidershipit të PD, duke thënë se zgjedhjet e ardhshme lokale janë ato të 13 tetorit, të cilat njihen nga dekreti i presidentit Ilir Meta.

Komisioni i propozuar nga Voltana Ademi, është vendosur në Shkodër vetëm në vitet 1913-1920, dhe duket se për kryebashkiaken është momenti që koha të kthehet pas.”Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-’20, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën. -shkruan ajo në letrën e saj.

Letra e plotë e Voltana Ademit:

E nderuara znj. Leyla Moses-Ones, e Ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, I nderuar Sh.T.Z. Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Europian,

I nderuar Sh.T.Z. Bernd Borchardt, Ambasador i Prezencës së OSBE në Tiranë; E nderuara Sh.S.Znj. Susanne Schütz, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë, I nderuar Sh.T.Z. Duncan Norman MBE, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar I nderuar Sh.T.Z. Alberto Cutillo, Ambasador i Republikës së Italisë I nderuar Sh.T.Z. Dr. Johann Sattler, Ambasador i Austrisë I nderuar Sh.T.Z. Adrian Maître, Ambasador i Zvicrës

Një shqetësim i madh qytetar, intelektual e politik më shtrëngon dhe detyron t’ju shkruaj shkëlqesi të nderuar, miq të paepur të vendit tim, përfaqësues të demokracive, që ne kemi ëndërruar e ndjekim si model për vendin tonë!

Sot në qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm ekziston një trysni dhe ankth i madh!

Më 30 qershor në metropolin e veriut, qendër e rezistencës antikomuniste, qendër e së djathtës historike e aktuale, jo vetëm nuk pati zgjedhje lokale, por as votime! Qytetarët iu bindën logjikës piramidale të shtetit, ku në krye të tij rri Presidenti i Republikës, institucioni që nxjerr dekretin e datës së zgjedhjeve! Sipas dekretit të tij, ato zhvillohen më dt. 13 tetor.

Qeveria vendosi dhunshëm të konsumojë farsën e 30 qershorit, duke rrëzuar dekretin e Presidentit, fakt ky që u pohua zyrtarisht e qartë nga OSBE-ODIHR që në raportin paraprak!

Në votime në Shkodër, sipas kësaj organizate, dolën 8% të qytetarëve me të drejtë vote! Mbi shumë prej tyre pati presione të çdo lloj forme që të paraqiteshin, duke shkelur çdo princip të lirive të individit!

Me modesti, pohoj se, në dijet e mia, demokraci do të thotë vullnet i shumicës!
Shumica në Shkodër në veçanti, dhe në Shqipëri në përgjithësi ka folur qartë, duke bojkotuar procesin monist të Qeverisë! Kjo shumicë nuk u bë e mundur as për të votuar e jo më për të zgjedhur!

Të nderuar ambasadorë!

Të ashtuquajturat votime, të zhvilluara në kushte ilegjitime, ishin shumë larg standardeve të një cikli kushtetues elektoral.

Në kuadrin rregullues ligjor, paqartësitë e interpretimet arbitrare sollën përplasje të forta institucionale, çka na vunë ne kryetarëve të bashkive në pozita të vështira lidhur me përgjegjësitë përfaqësuese e administrative.

Është e pafalshme që edhe më 30 qershor, makineria qeveritare abuzoi me shpërndarjen e pushtetit në bashki apo me agjencitë qeveritare në nivel vendor për të siguruar rritjen e numrit të votuesve.

Makineria qeveritare, përmes sistemit të kolauduar piramidal kriminal, bëri presion, ushtroi dhunë, pagoi ryshfet e para, e angazhoi pa rezervë të inkriminuar e njerëz me precedentë penalë.

Fatkeqësisht, gjatë asaj dite të kobshme ky presion u shtri dhe më tej, jo vetëm tek administrata lokale, por dhe te çdo njeri me të drejtë vote, deri te përfituesit e ndihmës ekonomike, invalidët apo çdo grup tjetër që merr një ndihmë shumë të merituar nga bashkia.

Veprimet e ndjekura nga qeveria ishin arbitrare, duke iu shmangur procedurave ligjore, veprime të përçudnueme e me kokëfortësinë drejt marrëzisë së grabitjes me dhunë e manipulim të vullnetit e pushtetit të njerëzve. Veç për një proces elektoral europian nuk bëhej fjalë!

Të nderuar ambasadorë!

Pas 20 viteve të ratifikimit të Kartës Europiane për Qeverisjen Vendore në Shqipëri, pas përpjekjeve të shumta të të zgjedhurve vendorë, përmes mbështetjes së vazhdueshme e të çmueshme nga ana juaj për konsolidimin e parimeve të subsidiaritetit, pas 30 qershorit pushteti vendor në Shqipëri rrezikon të shndërrohet thjesht në një zvarranik të qeverisë qendrore.

Rrezikohet të eliminohet përfundimisht mendimi ndryshe, vizioni ndryshe, pjesëmarrja e aktivizimi qytetar, duke u sheshuar njëherë e përgjithmonë sfida e ëndrra për zhvillim, që buron vetëm nga vetë njerëzit.

Kjo situatë do të eliminojë pluralizmin politik jo vetëm në drejtimin ekzekutiv të bashkive me 61 kryetarët, por akoma më keq, kjo situatë sjell 61 Këshilla, që në të gjithë rastet nuk do të përfaqësojnë qytetarët, ata do të funksionojnë pa kundërshtim konstruktiv e opozitë.

Ky sistem, pa asnjë mëdyshje, do të krijojë premisat për arbitraritet dhe abuzim me fuqinë e tepërt. E do të kemi parlamente vendore njëpartiake, të së njëjtës parti me kryetarin, duke rrezikuar mekanizmat e “check and balance” në bashki, duke cenuar rolin vendimmarrës në interes publik.

Situata aktuale e ajo që larg qoftë mund të ndodhë, është vite larg vizionit të demokracisë vendore të sanksionuar në Kushtetutë.

Të nderuar ambasadorë!

Kthehem me trishtim të thellë te realiteti në qytetin tim, i cili nuk e pranon dot manipulimin, dhunën e imponimit kriminal e politik për t’i emëruar nga lart kryetarin e bashkisë! Qytetarët shkodranë kanë sakrifikuar shumë për demokraci e pluralizëm, duke çuar në altarin e kombit dëshmorët e saj! Ata nuk e pranojnë kthimin pas në neodiktaturë. Ata e dinë mirë e në të drejtën e tyre është një proces i lirë dhe i ndershëm elektoral, ku për votën e tyre vendos vullneti i lirë dhe jo kërcënimi i krimit të organizuar. Shkodra nuk e pranon komisarin politik të Kryeministrit.

Ne si qytet jemi përballur me totalitarizmin dhe dialektika na ka dhënë të drejtë, ka fituar demokracia.

Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-’20, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën.

Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision administrativ europian, besimplotë te vullneti i tyre demokratik derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese.

Për këtë, në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ju kërkoj publikisht të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar.

Duke ju falënderuar për gjithçka keni bërë e bëni për vendin tim.
*Kryetare e Bashkisë së Shkodrës

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komision europian ne shkoder voltana ademi komision europian ne shkoder voltana ademi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet