Politike

Ngrihet Komisioni Hetimor për shkarkimin, Meta jep mesazhin e radhës që me mëngjes

9 Korrik 2019, 06:43 Nga DOSJA
Ngrihet Komisioni Hetimor për shkarkimin, Meta jep mesazhin e radhës

Tiranë- Që me mëngjes Presidenti i vendit Ilir Meta ka dhënë mesazhin e radhës, pasi dje Parlamenti ngriti Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet gjatë momentit të betimit si president i vendit. “PHOTO OF MY LIFE! SHQIPËRIA E PARA! ??”, shkruan Meta, teksa poston edhe foton.  Mesa duket presidenti thekson se për të ka rëndësi Shqipëria dhe se marrja e detyrës si president ka qenë një moment i rëndësishëm në jetën e tij. 

Kuvendi miratoi dje ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. 102 deputetë nga opozita dhe maxhoranca votuan pro ngritjes së Komisionit. Opozita e re ishte e përçarë, ndërsa maxhoranca e vendosur që t’i shkonte nismës deri në fund. Rama nga Kuvendi iu përgjigj të gjitha deklaratave të Metës duke e quajtur armik të demokracisë dhe Kushtetutës. (lexo këtu)

Shkarkimi i  Presidentit Meta:

Komisioni i Ligjeve hartoi një raport dhe ia kaloi Kuvendit. Dje u ngrit Komisioni Hetimor, i cili do të vijojnë hetimet  për punën e Presidentit Meta.  Ndërkohë kanë mbetur edhe 1 hap tjetër. Në korrik pritet ngritja e Gjykatës Kushtetuese. E gjithë kjo procedurë zgjat 3 muaj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ps shkarkon metën reagon meta për shkarkimin ps shkarkon metën reagon meta për shkarkimin

Sondazh

Poll