Aktualitet

Nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout

15 Mars 2022, 12:22 Nga DOSJA
Nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout

LAÇ- Nis peligrinazhi i 13 të martave në kishën e Shna Ndout. Sot me 15 Mars është e marta e parë që pelegrinët të cilët i përkasin besimeve fetare të ndryshme nisin pelegrinazhin. Që në orët e para të mëngjesit qindra pelegrinë duket se kishin vendosur të kryenin ritualet në kishën e Shna Ndout e cila ndodhet në majën e malit të Sebastias në qytetin e Laçit.

Pelegrinës vijnë nga i gjithë vendi dhe pas ngjitjes në mal dhe pas prekjes së ikonave, ata ndezin qirinj dhe luten.

Pas 13 të martave, pelegrinazhi mbyllet me 13 qershor ditë e cila korrespondon me ditën e përkujtimit të figurës së Shën Antonit të Padovas, që për të gjithë shqiptarët njihet si Shna Ndou.

Kisha e Shna Ndout daton që prej shekullit të XII-të. Në vitin 1967 ajo u shemb nga regjimi komunist dhe vetëm disa pjesë nga themelet e saj kanë mbetur ato të vjetrat. Në vitin 1990 besimtarët e rindërtuan atë. Kisha vizitohet nga shumë qytetarë të besimeve të ndryshme pasi njihet si një vend i shenjtë ku kanë ndodhur mrekulli. 

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nis pelegrinazhi ne kishen e shna ndout nis pelegrinazhi ne kishen e shna ndout

Sondazh

Poll