Aktualitet

Sherr në Delvinë/ I riu godet me shufër hekuri në kokë bashkëmoshatarin, vihet në pranga

15 Mars 2022, 11:34 Nga DOSJA
Sherr në Delvinë/ I riu godet me shufër hekuri në kokë

DELVINË– Disa të rinj janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin. Policia informon se 21-vjeçari me inicialet XH.D ka goditur me sende të forta një 20-vjeçar. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është vënë në pranga.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Xh. D., 21 vjeç, banues ne Delvinë, pasi ka goditur me sende të forta (shufër hekuri) në kokë, shtetasin S. A., 20 vjeç, banues në Delvinë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim delvine sherr në delvinë arrestim delvine sherr në delvinë

Sondazh

Poll