Politike

VD-Borrell prezanton nga Tirana paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë:Po shtojmë emra

15 Mars 2022, 10:54 Nga DOSJA
VD-Borrell prezanton nga Tirana paketën e katërt të sanksioneve

TIRANË– I ndodhur në Tiranë, shefi i diplomacisë së jashtme, Josep Borrell tha se po bëhet gati një paketë e katër me sanksione ndaj Rusisë. Në një konferencë me kryeministrin Edi Rama, Borrell tha se BE-ja ka paq dhe qëndresën e popullit ukrainas.


“Të gjithë e dinë që ky është një moment kritik për ne, për Bashkimin Evropian, në fakt për të gjithë botën. Më shumë se kurrë ne duhet të diskutojmë e flasim për këto çështje, është e tmerrshme port ë gjithë e shohim se si Rusia vijon të sumojë Ukrainën pa dallim. Nuk është një luftë në kuptimin ushtarak, por një sulm ndaj njerëzve. Forcat ushtarake po vrasin edhe foshnja. Kemi parë dhe qëndresën kurajoze të popullit ukrainas dhe ne i mbështesim. Ka qenë aggression brutal me fqinjën e saj dhe në përgjigje të këtij agresioni brutal, ne kemi miratuar një paketë të katërt të forta masash kufizuese, sanksione, për të rritur presionin ekonomik ndaj Berlinit. Masat që po ndërmarrim do të kenë ndikim, do të prekim Rusinë në eksport e ekonomi. Kemi vënë në shënjestër sektorë kritikë, në listën tonë po shtojmë edhe individë, deri më tani kemi 800, por po shtojmë ende edhe kompani. Nuk ia vlen të përsëritet sepse është thënë që ky aggression është në shkelje dhe një kërcënim ndaj sigurisë në Evropë,”– tha Borrell. 

 LAJM KRYESOR: Rama: BE të na integrojë e ndihmojë! Borrell pa datë: Çmimet s’rriten nga sanksionet

(Fm/dosja.a)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike josep borell ne tirane josep borrell josep borell ne tirane josep borrell

Sondazh

Poll