Politike

LSI shkresë Çelës: Nis hetimet, Policia ka shkelur ligjin, ka diskriminuar qytetarët

15 Mars 2022, 09:44 Nga DOSJA
LSI shkresë Çelës: Nis hetimet, Policia ka shkelur ligjin, ka

TIRANË– Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i është drejtuar me një kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela për të nisur hetimin për veprimet e policisë gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet. LSI ka dënuar dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë në disa qytete të vendit, ndërsa kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet.

“Siç është bërë publike në median vizive, elektronike, television të gjithë jemi bërë dëshmitarë këto ditët e fundit, Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash masive ku qytetarë, bujq, fermerë, student, aktivistë të shoqërisë civile, familjarë, akademikë protestojnë kundër rritjes së çmimeve, keqqeverisjes, shpërdorimit të autoritetit public. Ashtu si media e ka transmetuar të gjithë jemi bërë dëshmitarë se si punonjës të caktuar dhe drejtues të policisë së shtetit, kanë urdhëruar e vepruar me forcë dhe në mënyrë shproporcionale ndaj qytetarëve, grave, fëmijëve duke kryer trajtime fizike publikisht deri në nivelin e torturës apo duke i keqtrajtuar ato gjatë shoqërimit”, thuhet në letrën e LSI.

(F/m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike olsian cela petrit vasili olsian cela petrit vasili

Sondazh

Poll