Aktualitet

Gara për SPAK, prokurori i dosjeve të ‘nxehta’ Besim Hajdarmataj flet për përgjimet e BILD

9 Korrik 2019, 09:35 Nga DOSJA
Gara për SPAK, prokurori i dosjeve të ‘nxehta’ Besim

TIRANE- Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka përfunduar intervistimin me gojë përballë Këshillit të Lartë të Prokurorisë lidhur me kalimin e tij si pjesë e trupës së SPAK, (Prokuroria e Posaçme).

Hajdarmataj, i akuzuari kryesor nga kryeministri Edi Rama si personi që i dha Partisë Demokratike përgjimet e BILD, mësohet se është pyetur nga OPDATE dhe Euralius edhe për këto materiale që u botuan nga Peter Tiede në BILD.

Burime i thanë Dosja.al, se ndërkombëtarët ishin të interesuar nëse ka patur dijeni Hajdarmataj për rrjedhjen e informacionit në media. Po të njëjtat burime, bënë me dije se Hajdarmataj është shprehur se:

Prokuroria e Krimeve të Rënda, në kohën që unë e drejtoja nuk ka patur një sektor të ndarë për përgjimet. Nuk kam informacion, është tejet e vështirë të përcaktohet se kush i ka nxjerrë ato.

Besim Hajdarmataj, është gjithashtu njëri nga prokurorët e dosjeve më të bujshme të politikës shqiptare, siç është dosja “Tahiri” dhe ajo “Shullazi”. Kjo ka shtyrë KLP që të skanojë Hajdarmatajn e për t’a pyetur edhe për këto çështje. 

Hajdarmataj është pyetur për motivin pse garon për SPAK dhe ai ka thënë se do të vijojë karrierën e tij dhe se ndihet i aftë për këtë post. Hajdarmataj njihet për përplasjen e tij me Donika Prelën, e cila e transferoi në Pogradec për disa kohë.

Prokurori i dosjeve të bujshme, gjithashtu ka qenë pjesë e grupit ‘rebel’ në prokurorinë e Krimeve të Rënda, që nuk pranuan të vazhdonin hetimin e dosjes Shullazi.

Çfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të tre shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.

SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besim hajdarmataj gara per spak përgjimet e bild besim hajdarmataj gara per spak përgjimet e bild

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2019, 08:44

Tiranë-Shkrimtari Musa Ramadani për romanin ‘Profeti nga Praga’ i cili dy vite më parë fitoi çmimin “Kadare”,  nuk ka marrë ende paratë që i takonin. Sip...