Aktualitet

Ngritja e SPAK/ KLP interviston 5 kandidatë, Dibra mungon, Hajdarmataj në fokus të ndërkombëtarëve

9 Korrik 2019, 08:12 Nga DOSJA
Ngritja e SPAK/ KLP interviston 5 kandidatë, Dibra mungon, Hajdarmataj

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë nis intervistat për kandidatët garuesë për t’u bërë pjesë e prokurorisë së Posaçme, (SPAK). 5 kandidatë ishin parashikuar që të dilnin sot para trupës me 11 anëtarë të KLP, por prokurori i Krimeve të Rënda, Behar Dibra, ka refuzuar të marrë pjesë.

Në mungesë, i ka dërguar një letër KLP-së, ku e vinte në dijeni se kishte një seancë gjyqësore dhe kërkon një datë tjetër për zhvillimin e intervistës. “Kam seancë gjyqësore, nuk paraqitem dot në orën 09:00”, thuhej në letrën që prokurori Dibra i dërgoi KLP.

E pas tij, në orën 10:00, prokurori i dosjeve të bujshme si “339”, “Shullazi”, e “Tahiri”, Besim Hajdarmataj mbërriti në ambientet e KLP. Në intervistën e tij, Euralius dhe OPDATE, nuk ngurruan ta pyesnin Hajdarmatajn edhe për rrjedhjen e informacioneve të dosjes 339, që u publikuan nga gjermania BILD.

Ai u përgjigj për herë të parë për këtë çështje, dhe tha se nuk ka një njësi të ndarë në këtë prokurori për përgjimet.

Dje KLP zhvilloi katër intervistat me kandidatët e parë në garë për SPAK, me dyer të mbyllura.

Çfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të tre shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.

SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

(A.m.f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besim hajdarmataj gara per spak intervista e kandidateve klp ngritja e spak besim hajdarmataj gara per spak intervista e kandidateve klp ngritja e spak

Sondazh

Poll