Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i Tatimeve në Shkodër Hysen Hysaj, tregon pengun e mbetur ndër vite: Bëra gjithçka munda

9 Korrik 2019, 09:33 Nga DOSJA
Jep dorëheqjen drejtori i Tatimeve në Shkodër Hysen Hysaj, tregon

SHKODËR– Drejtori i Tatimeve në Shkodër, Hysen Hysaj ka dhënë dorëheqjen. Në një prononcim për mediat ai shpjeguar gjithashtu edhe motivin e kësaj dorëheqjeje.

Ndër të tjera Hysaj falenderoi mediat dhe bizneset që i kanë bërë të mudur ecurinë e tij në punë ndër vite. 

“Përshëndetje të gjithëve, duke qenë se unë kam dhënë dorëheqjen një ditë më parë si drejtor Rajonal i Tatimeve në Shkodër. Ju kenë qenë pasqyra e ccdo problem dhe dua t’ju falenderoj ju për bashkëpunimin që kemi pasur. Dua të falenderoj të gjithë bizneset në qarkun Shkodër duke qenë se bashkë kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer prej 6 vitesh.

Sajë tyre kam mundësuar rezultatet që kam pasur gjatë këtyre viteve në punë,”– tha Hysaj.

I pyetur për arsyet e këtij vendimi Hyseni u shpreh se ka qenë për arsye personale.

“Ka ardhur koha për energji të reja, t’u japim të rinjve mundësi të re. Motivet kanë qenë krejtësisht personale,”- tha Hysaj më tej.

Përsa i përket pengut që i ka mbetur gjatë kohës që ka mbajtur postin, ai u shpreh se është përpjekur që të bëjë maksimumin për aq kohë s aka drejtuar por që ka gjithmonë diçka të re për të bërë.

Detyrimisht jo të gjitha s’kanë qenë perfekt. Pjesa më e madhe të asaj që unë kam kërkuar i kam vënë në zbatim. Një nga gjërat që un kisha vënë si synim për të realizuar në momentin që jam ulur në këtë karrige ka qenë ndryshimi komplet i marrëdhënieve me tatim mbaruesit. Them që ja kam arritur.

Bizeneset nuk duhen parë si një arkë për buxhetin e shtetit por si bashkëpunëtorë,“- përfundoi Hysaj. 

I pyetur se si po i lë tatimet në Shkodër duke qenë se ka shumë vite në këtë pozicion, HYseni u shpreh se detyren e tij mbi zbatimin e ligjit e ka përmirësuar ndër vite dhe se janë bërë shumë shumë ndryshime.

Ndërsa përsa i përket vazhdimësisë së karrierës së tij, Hysaj tha se si fillim ka ndërmend të bëjë pushime.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet direhiqet drejtori i tatimeve ne shkoder hysen hysaj direhiqet drejtori i tatimeve ne shkoder hysen hysaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2019, 08:44

Tiranë-Shkrimtari Musa Ramadani për romanin ‘Profeti nga Praga’ i cili dy vite më parë fitoi çmimin “Kadare”,  nuk ka marrë ende paratë që i takonin. Sip...