Aktualitet

Vrau kunatin dhe më pas veten, flasin familjarët e Zenellarit: Ishte ndarë nga gruaja

9 Korrik 2019, 09:24 Nga DOSJA
Vrau kunatin dhe më pas veten, flasin familjarët e Zenellarit: Ishte

Korçë- Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Korçë kanë folur të afërmit e Serefedin Zenellarit. Ata kanë treguar se 71-vjeçari jetonte vetëm pasi ishte ndarë nga gruaja. Sipas tyre ai ishte njeri i qetë por zakonisht nuk tregonte për problemet që kishte.

“Ishte njeri i qetë. Ishte ndarë nga gruaja. E dimë që ka një çupë në Amerikë. Konflikte ka pasur edhe më parë me kunatin.Nuk ishte i sherrit, asgjë. Ai nuk hapej me ne për problemet. Jetonte vetëm”, tregojnë familjarët për 71-vjeçarin.

Gramoz Nako u vra nga kunati i tij Serefedin Zenellari, pasi ky i fundit i grabiti 13 mijë euro në banesën e tij.  Autori i ngjarjes, 71-vjeçari u vetëvra me armën e krimit sapo policia mbërriti në banesë për ta arrestuar. Nako ishte babai i dy fëmijëve dhe prej vitesh jetonte në SHBA, ndërsa 71-vjeçari jetonte vetëm.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gramoz nako serefedin zenellari vrasje ne korce gramoz nako serefedin zenellari vrasje ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2019, 08:44

Tiranë-Shkrimtari Musa Ramadani për romanin ‘Profeti nga Praga’ i cili dy vite më parë fitoi çmimin “Kadare”,  nuk ka marrë ende paratë që i takonin. Sip...