Aktualitet

Presidenti i Shoqatës së të verbërve: Tregohu i përgjegjshëm, kthej sytë nga populli

14 Mars 2022, 17:49 Nga DOSJA
Presidenti i Shoqatës së të verbërve: Tregohu i

TIRANË- Presidenti i shoqatës Shpresë për të verbritSaimir Farici i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të kthej sytë nga populli. Gjatë protestës së sotme, Farici tha se qytetarëve përveç sëmundjeve që kanë po u shtohet edhe ngarkesa ekonomike. Ai i bëri thirrje Ramës që të bëhet i përgjegjshëm pasi sipas tij ndihma që ka ofruar Rama është e pamjaftueshme.

“Unë Saimir Farici jam president i shoqatës “Shpresë për të verbrit”, jam këtu duke protestuar për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, të cilët në këto ditë të vështira përveç sëmundjes dhe problemit me shëndetin, ju shtohet ngarkesa ekonomike nga rritja e çmimve. I drejtohem kryeministrit, tregohu i përgjegjshëm dhe ktheji sytë nga populli. Jemi 6 ditë në protetë që kërkohet ulja e çmimeve dhe jam shumë i shqetësuar kur ti si kryeministër ke dhënë 30 mijë lekë për personat me aftësi të kufizuar, pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike. Çfarë t’i bëjnë këto lekë këta persona, kur të verbërit sot marrin një pagesë prej 120 mijë lekësh. Një pagesë që është tepër qesharake. Në ’96-ën kur u miratua statusi i të verbërve, =pagesa e dhënë ishte 70% e pagës minimale, sot është 42%. Çfarë është kjo jetë, si mund të jetojmë në këtë mënyrë“, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Dita e 6/ Qytetarët ‘ultimatum’ Ramës: Plotëso 3 kërkesat deri në fund të javës, ose ik!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per rritjen e cmimeve saimir farici proteste per rritjen e cmimeve saimir farici

Sondazh

Poll