Aktualitet

“Je i pandalshëm, e rrite Shqipërinë, mos ik!”/Studentja lavde për Ramën, protestuesit: Ik!

14 Mars 2022, 17:34 Nga DOSJA
“Je i pandalshëm, e rrite Shqipërinë, mos

TIRANË- Një e re është përzënë nga protesta ditën e sotme, pasi falenderoi kryeministrin Edi Rama për arritjet e deritanishme. E reja e ka nisur fjalën e saj në podium duke falenderuar kryeministrin Edi Rama, madje shtoi se gjithçka e arritur deri më tani është arritje e kreut të qeverisë, madje filloi të shtonte mbiemra si: artist; i pandalshëm; i paprekshëm.

“Unë këtu kam ardhur t’i bëj një kërkesë kryeministrit tonë, pasi ai i dëgjon të gjithë. Ne nuk kërkojmë që të ikësh, në të falendërojmë për ngritjen e Shqipërisë për këto vite. Që jam shumë e sigurtë që shumë të tjerë nuk do e bëjnë dot. është dicka që e ka bërë me të vërtet dhe askush nuk e mohon dot. Je i pandalshëm dhe i pa prekshëm, ashtu siç jam unë dhe shumë të tjerë dhe situatën do e shohesh me sytë e një artisti,”-tha ajo.

Mirëpo nga ana tjetër, qytetarët e mbledhur në protesë e kanë cilësuar fjalën e saj në protest si provokim dhe i kanë marrë menjëherë mikrofonin, duke i kërkuar që të largohej.

LAJMI KRYESOR: Dita e 6/ Qytetarët ‘ultimatum’ Ramës: Plotëso 3 kërkesat deri në fund të javës, ose ik!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll