Aktualitet

Finalizohet operacioni ‘White van’ për trafik të lëndëve narkotike, në pranga një 39-vjeçar

14 Mars 2022, 11:10 Nga DOSJA
Finalizohet operacioni ‘White van’ për trafik të

TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar operacioni ‘White van’ nga policia e Tiranës e cila ka vënë në pranga një 39-vjeçar banues me inicialet S.B në Memaliaj.

Sipas njoftimit të policisë i riu u vu në pranga për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve ku gjatë kontrollit ju sekuestruan një sasi e konsideruar lëndë narkotike e llojit canabis sativa, 374,500 lekë, 400 euro dhe mjeti në të cilin udhëtonte.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “White van”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet, një aparat celular, shuma e parave 374.500 lekë të rinj dhe 400 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “White van”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. B., 39 vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe klientët që e blinin, e shisnin atë më pas, në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, nga shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, një aparat celular, shuma e parave 374.500 lekë të rinj dhe 400 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me mjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni white van policia e tiranes operacioni white van policia e tiranes

Sondazh

Poll