Aktualitet

Iu vu tritol te banesa, dëshmia e ish-punonjësit të Bashkisë: S’kam konflikte me njeri

14 Mars 2022, 09:56 Nga DOSJA
Iu vu tritol te banesa, dëshmia e ish-punonjësit të

POGRADEC– Ish-punonjësi i Bashkisë së Pogradecit, Arben Xhukellari ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush fshihet pas sasisë së lëndës plasëse që iu vendos në banesën e tij. Përballë grupit hetimor, Xhukellari tha se nuk ishte në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja, si dhe shtoi se ka 9m muaj që është në arrest shtëpie.

Nuk kam pasur konflikte edhe kur kam qenë në punë. Kam qenë 9 muaj po bëj gati 10 me arrest shtëpie për punën e punës. Nuk dyshoj tek asnjeri. Shpërthimi ndodhi në 11 pa 12 minuta, unë isha zgjuar, vetëm kur dëgjoj shpërthimin. Dola me vrap, doli e gjithë lagjja, edhe lagjja ishte e tronditur nga ajo që ndodhi. Bëni të pamundurën për të kapur autorin”, ka deklaruar në polici Xhukellari.

LAJMI KRYESOR: VD-PARALAJMËRIM? Shpërthim me eksploziv në portën e jashtme të banesës në Pogradec

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben xhukellari shperthim me eksploziv ne pogradec arben xhukellari shperthim me eksploziv ne pogradec

Sondazh

Poll