Aktualitet

Tritoli në Pogradec, flet kushëriri i pronarit të shtëpisë: Arbeni, njeri i respektuar!

14 Mars 2022, 08:11 Nga DOSJA
Tritoli në Pogradec, flet kushëriri i pronarit të

POGRADEC– Avni Xhukellari, kushëriri i Arben Xhukellarit të cilit ju vendos tritol në portën e jashtme të banesës tregon se shpërthimi ka qenë i fortë. Në një prononcim për OraNews, Xhukellari është shprehur se kushëriri i tij është një person i respektueshëm e nuk ka konflikte me askënd. Për këtë arsye, as ai dhe as vetë 44-vjeçari që iu vendos tritoli në banesë, nuk di ku të ‘drejtojë gishtin’.

“Shpërthimi ishte i fortë, u tmerruam. Policia ka ardhur shumë shpejt dhe kanë bërë të gjitha matjet dhe punën e tyre. Nuk kemi konflikte me njeri, Arbeni është mjaft i respektuar në fshat dhe nuk ka asnjë konflikt me askënd, as në fshat e as kudo tjetër,”- ka thënë Avni Xhukellari.

LAJM KRYESOR: PARALAJMËRIM? Shpërthim me eksploziv në portën e jashtme të banesës në Pogradec

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben xhukellari avni xhukellari shperthim me eksploziv ne pogradec arben xhukellari avni xhukellari shperthim me eksploziv ne pogradec

Sondazh

Poll