Aktualitet

Dita e Verës! Shqiptarët festojnë sot 14 Marsin, Elbasani qyteti i festës

14 Mars 2022, 06:41 Nga DOSJA
Dita e Verës! Shqiptarët festojnë sot 14 Marsin, Elbasani qyteti

TIRANË– Sot festohet ‘Dita e Verës’! Më 14 Mars qytetarët shqiptarë organizohen për të festuar ardhjen e stinëve të ngrohta. Eventet organizohen kudo, me në krye Elbasanin që kthehet në “kryeqytet” të Shqipërisë në këtë ditë. Kjo festë tashmë ka marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin, si festa e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit, paqes dhe harmonisë, gëzimit dhe dashurisë njerëzore.

Zanafillën, “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore.

Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone, si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, “goditen” ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

Përse festohet “Dita e Verës”?

Kjo është një festë pagane mijëra vjeçare, e cila ka për synim t’i falet natyrës, ardhjes së stinëve të ngrohta, rigjallërimit të jetës në tokë. Duke qenë se në antikitet viti niste me muajin mars (duke ju referuar kalendarit Julian), atëhere sapo hynte marsi festohej ardhja e pranverës. 

Elbasani

Siç dihet kryeqendra e festave është Elbasani, ku familjet përgjatë ditës mblidhen e festojnë së bashku, përmes ushqimit të mirë, verës, si dhe padiskutim ballokumes. Qyteti përfshihet nga festa, veshjet me maska si dhe zbukurimet që evokojnë pranverën. 

Ballokumja

Çdokush e di se kremtimet verore lidhen pashmangshmërisht me ballokumen, një ëmbëlsirë e shijshme tradicionale që ka formën e diellit, që shpjegon dhe arsyen se përse është simboli i festës. Ballokumja është një biskotë e madhe që prodhohet me miell gruri ose misri me një përbërje të konsiderueshme sheqeri.

Festë zyrtare

Që kur 14 marsi u bë festë zyrtare në Shqipëri, kjo ditë festohet gjithashtu në mbarë vendin, dhe të shumta janë organizimet dhe në Tiranë apo qytete të tjera. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dita e Verës! Shqiptarët festojnë pa kufizime 14 Marsin në Elbasan (PAMJET)

Dita e Verës! Fazat e festës, ritualet që ndiqen nga shqiptarët

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore sociale 14 mars 2022 dita e veres 14 mars 2022 dita e veres

Sondazh

Poll