Aktualitet

FINALIZOHET ‘Basti i fundit’ në Korçë! Arrestohet 1 person, vihet nën hetim 66-vjeçari

14 Mars 2022, 09:21 Nga DOSJA
FINALIZOHET ‘Basti i fundit’ në Korçë! Arrestohet 1

KORÇË– Operacioni “Basti i fundit” u finalizua në Korçë, aty ku u vunë në pranga Klaudjo Mita dhe u procedua penalisht personi me inicialet A. Zh. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 9, Korçë, në lokalin e shtetasit A. Zh., 34-vjeçarit, Mitës iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular i cili dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive. Gjithashtu gjatë verifikimeve të kryera, rezultoi se A. Zh., ushtronte aktivitetin e tij i pa regjistruar në organet tatimore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohet 1 aparat celular i cili shërbente për vendosjen e basteve sportive. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në ambiente të ndryshme të qytetit të Korçës, si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 34 vjeç dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Zh., 66 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 9, Korçë, në lokalin e shtetasit A. Zh., 34-vjeçarit K. M., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular i cili dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive. Gjithashtu gjatë verifikimeve të kryera, rezultoi se shtetasi A. Zh., ushtronte aktivitetin e tij i pa regjistruar në organet tatimore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne korce korce arrestim ne korce korce

Sondazh

Poll