Bota

Ndahet nga jeta ish-zëvendës kancelari austriak, Erhard Busek! Lidhja e tij me Kosovën

14 Mars 2022, 12:09 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta ish-zëvendës kancelari austriak, Erhard Busek! Lidhja

AUSTRI– Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ish-zëvendëskancelari austriak, Erhard Busek. Sipas një deklarate nga instituti (IDM), të cilin ai drejtoi, Busek ndërroi jetë papritur ditën e dielë. Ai filloi karrierën e tij politike në OVP në vitin 1964, dhe pesë vjet më vonë u bë Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm. Nga viti 1991 deri në 1995, ai shërbeu si kreu i OVP-së dhe zëvendës kancelar në një qeveri të përbërë nga Partia Popullore dhe Partia Social Demokratike (SPO).

Busek e kreu vizitën e tij të parë në Kosovë në vitin 1987, ku edhe zhvilloi takime me fytyra të politikës në atë kohë. Busek ishte personi i parë që e mundësoi pranimin e studentëve kosovarë në universitetet e Austrisë, në periudhën kur Slobodan Millosheviqi e kishte mbyllur Universitetin e Prishtinës.

Ish-zëvendëskancelari kishte lobuar dhe e kishte mbështetur luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi. Në vitin 2009, Erhard Busek mori titullin Doktor Honoris Causa nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Busek, ishte edhe koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore që ekzistonte nga vitit 1999. Ky institucion kishte për detyrë përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar këtë rajon. Vendet që ishin përfshirë në programin e ndihmave të Paktit të Stabilitetit ishin: Kosova, Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota erhard busek kosove erhard busek kosove

Sondazh

Poll